Foto ilustruese

Për shkak të reshjeve të dendura gjatë natës së djeshme, në dy stacionet e pompimit në Fushë Krujë dhe Fushë Kuqe, ka pasur përmbytje të shumta.

Ujësjellës Kanalizime Durrës bëri të ditur se si pasojë e përmbytjeve do të ketë probleme në furnizimin me ujë të Durrësit dhe Shijakut.

Më problematike paraqitet situata në stacionin e pompave të Fushë Krujës, ku OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike deri në përmirësimin e situatës.

Situatë problematike paraqitet edhe në stacionet e tjera të pompimit, në Fushë Kuqe dhe Adriatik, ku energjia elektrike është ndërprerë për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet.

Top Channel