Sonte në Open në Top Channel po diskutohet për tërmetet që goditën vendin këto ditë.

Sizmologu Edmond Dushi tha në Open se tërmetet nuk mund të parashikohen, por rreziku tashmë mund të quhet i kaluar.

“Ne nuk e prisnim, pasi siç thashë tërmeti nuk parashikohet, por ne i monitorojmë dhe deri tani mendojmë se rreziku më i madh ka kaluar, është drejt shuarjes, tani janë pas goditjet. Ne shohim ritmin e ndodhjes së këtyre tërmeteve dhe mendojmë që zona është duke u relaksuar”, tha Dushi.

Po tërmetet e vogla sa vazhdojnë?

“Mund të vazhdojnë javë dhe muaj në varësi të magnitudës së tërmetit kryesor’, tha ai.

Top Channel