Shqipëria mbyll kampionati botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Pataja të Tajalandës me sportistin Krenar Shoraj i cili mori pjesë në peshën deri në 91 kg në baterinë B.

Në stilin e shtytjes, Shoraj e filloi me 153 dhe më pas shkoi në 156 kg si peshën më të madhe që ngriti, pasi në tentativën e tretë e çoi peshën në 161 por nuk ja doli ta ngre duke u renditur kështu në vendin e shtatë.

Ndërkohë në stilin e shtytjes peshëngritësi kuqezi e filloi me 192 kg dhe arriti deri në 198 kg që ishte dhe pesha më e lartë që ngriti duke mos tentuar më në provën e tretë.

Me këtë peshë maksimale ai u rendit në vendin e katërt në stilin e shtytjes, duke mbyllur objektin që kishte edhe ai për të arritur një rezultat dy garëshi edhe pse zona e medaljeve ishte disi larg.

Shqipëria e mbyll në këtë mënyrë kampionatin botërorë të Tajlandës, duke regjistruar si rezultatin më të mirë, medaljen e bronxtë të Briken Caljes.

Top Channel