Ekspozita antalogjike e Adrian Pacit në Galerinë Kombëtare të Arteve, bën të vetin titullin e punës më të re të videos të artistit, “Prova”.

Prova si ekspozitë dhe si punim në video është një koleksion auto-portretesh. Ndoshta gjesti politik më i pjekur i artistit, duke shprehur urgjencën për të ndërmarrë veprime.

Në hyrje të ekspozitës të pret kjo skulpturë “Home to go”, me pikëpyetjen se çfarë është shtëpia, një çati, ngrohtësi, familje apo çfarë tjetër. Mbase trauma e ndarjes dhe e nostalgjisë së emigrantëve.

Prova është një testim, një veprim i hartëzimit të mundësive dhe shanseve, premtim për një performancë të suksesshme që do të vijë. Artisti shfaqet si tregimtar dhe krijues I imazheve. Ai manovron lirshëm mes mediumeve. Duke e bërë shikuesin të ndjekë ritualin e tij personal.

Gjatë karrierës së tij Adrian Paci ka patur shumë ekspozita personale në institucione të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa kjo është ekspozita e tij  e parë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Top Channel