Kthim në shtëpi/ 30 vite pas rënies së murit të Berlinit banorët shkojnë në ish-landet komuniste

23/09/2019 12:33

Për vitet pas rënies së murit të Berlinit, në 1989, motoja për miliona ish-gjermano lindorë, ishte “Go West”, për vende më të mira pune dhe mundësi më të mira.

Por, kur kanë kaluar tre dekada që atëherë, një numër në rritje po kthehet në rrënjët e veta për të kërkuar një fillim të ri. Me industri të reja që po marrin formë dhe që ofrojnë një mori mundësish për karrierë, opsione më të mira për kujdesin e fëmijëve dhe strehimi më i lirë, landet ish-komuniste po fillojnë të tërheqin më shumë familje të reja. Dhe një shembull, janë Hoffmanët.

29-vjeçarja Pegi donte të kthehej në punë me orar të plotë pas lindjes së dy fëmijëve të saj, por në Gjermaninë perëndimore ajo ndjente një lloj stigme të lidhur me mamatë që punojnë. Sidoqoftë, kërkoi për një vend pune dhe e gjeti atë në qytetin lindor të Magdeburgut. Atje ajo gjeti edhe një vend kujdesi për gjithë ditën për fëmijët e saj, ndryshe nga perëndimi ku ofertat ishin gjysmëditore.

 

Fillimisht i shoqi hezitonte, por familja u zhvendos së bashku në vendlindjen e çiftit Sacony Anhalt dhe kështu kanë bërë edhe shumë të tjerë. Qeveritë rajonale dhe federale kanë hedhur qindra e miliona euro për të kthyer në jetë lindjen, ndërkohë që kompanitë, duke përfituar nga lehtësirat, kanë synuar Gjermaninë lindore, pavarësisht se janë ndeshur me problemin e mungesës së  punonjësve të aftë. Por tani, gjithçka duket se po ndryshon.

Top Channel