Haradinaj shpreh keqardhje për të gjithë të prekurit nga tërmeti, ofron ndihmën e tij

23/09/2019 15:57

Në një deklaratë të zëdhënëses të qeverisë, Donjeta Gashi, ajo shprehet se Kryeministri në detyrë, Haradinaj pasi mori lajmin e fatkeqësisë së tërmetit të rënë në Shqipëri, ka shprehur keqardhje.

“Menjëherë pasi morëm lajmin për fatkeqësinë që ndodhi në Shqipëri konkretisht ne Tiranë, Durrës por edhe në një pjesë të Kosovës, kryeministër në detyrë Haradinaj ka shprehur keqardhjen dhe ka bashkëndjerë me gjithë të prekurit e kësaj fatkeqësia.

Gjithashtu menjëherë kryeministrit ne detyrë Haradinaj ka vendosur kontakte me drejtorin e policisë se Kosovës dhe gjeneralin e FSK-se për t’i parë të gjitha mundësitë që ka Kosova për tu dalë në ndihmë Shqipërisë në menaxhimin e kësaj situate.

Përveç kësaj kryeministri ne detyrë ka shprehur gatishmëri që t’ju ndalim një shume financiare për Shqipërinë me konkretisht te prekurit. Ne këto momente po shikohen te gjitha mundësin financiare dhe ligjore qe ka qeveria për ndarjen e këtyre mjeteve ende nuk është vendosur një shifër e saktë dhe linja e financimit do ju bëjmë me dije”, shprehet zëdhënëse e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Top Channel