Dy persona, përfshi një gazetar, janë plagosur pasi janë qëlluar nga një senator haitian, i cili hapi zjarr përpara parlamentit teksa vendi përpiqet të konfirmojë emërimin e kryeministrit të ri.

Sheri Dië Nalio, një fotograf i Associated Press, u plagos në fytyrë. Personi i dytë, Leon Leblank, një shofer dhe rojë sigurie, mori gjithashtu plagë të rënda në Port-o-Prins, kryeqytetin e vendit.

Të plagosurit duken jashtë rrezikut për jetën, edhe pse mjekët hoqën copëza plumbash nga fytyra e fotoreporterit.

Senati i Haitit po përpiqet të mblidhet për herë të dy në dy ditë për të konfirmuar emërimin e kryeministrit të ri, Fritz-William Michel.

Haiti ka javë që përfshihet nga demonstrata të ndryshme kundër Moisesë dhe qeverisë së tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel