Dhjetë emigrantë janë ndaluar në aeroportin e Athinës, teksa po përpiqeshin të shkonin në Zvicër në mënyrë ilegale si një skuadër volejbolli.

Grupi u shfaq  i veshur me uniformë dhe i pajisur me dy topa. Policia tha se emigrantët me kombësi siriane po udhëtonin me pasaporta të rreme.

“Sirianët shpresonin të arrinin në Zyrih”, raportojnë mediat greke.

 

Top Channel