Në qarkun e Elbasanit janë 260 objekte të dëmtuara.

Pjesa më e madhe e dëmeve janë regjistruar në Bashkinë e Belshit me 125 banesa të dëmtuara, 10 prej të cilave me dëme të mëdha. Ndërkohë që deri tani 3 shtëpi janë deklaruar të pabanueshme. Dëmtimeve nuk u kanë shpëtuar as objektet arsimore.

Kështu, kanë pësuar dëmtime gjimnazi Ahmet Dakli, gjimnazi Kostandin Kristoforidhi, një shkollë 9-vjeçare në Lagjen Skëndërbej në Elbasan, shkolla 9-vjeçare e fshatit Labinot Mal, shkolla 9-vjeçare e fshatit Gjocaj në Peqin, shkolla 9-vjeçare në fshatin Bishqem po në Peqin, dhe ashtu dy shkolla në Cerrik.

Dëmtime kanë pësuar edhe dy ura, njëra në fshatin Polis Valë dhe tjetra në Gryksh.

 

Top Channel