Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se kryetari i PD, Lulzim Basha do të ketë nesër një takim në orën 14:00 me aleatët në seli.

Takimi vjen pasi aleatët e Lulzim Bashës, kërkojnë prej tij afrimin e të gjithë kontributeve ndër vite përfshi edhe të atyre të cilët u larguan prej lidershipit demokrat përmes listave për deputet.

Takimi vjen gjithashtu vetëm dy ditë para tryezës që pritet të organizojë OSBE për reformën zgjedhore. Pak ditë më parë OSBE ftoi opozitën jashtëparlamentare të bëhet pjesë e tryezës gjthëpërfshirëse për sistemin që do mbahen të mërkurën e 25 shtatorit.

Por kjo nuk ishte ftesa e vetme. Edhe kryeministri ftoi në dialog pa kushte opozitën jashtë parlamentare. Por Lulzim Basha e refuzoi një ftesë të tillë duke e cilësuar jo të sinqertë dhe të pamjaftueshme për zgjidhjen e krizës.

  Kërkesat e aleatëve për Bashën: Afro të larguarit nga PD, krijo senatin e opozitës

Top Channel