Në Korrikun e vitit 1975 Enver Hoxha po pushonte në një nga vendet e tij të preferuara. Por qetësia e atyre pushimeve familjare në rezidencën qeveritare të Pogradecit u prish.

Fezollarëvët ishin në kërkim të lirisë, ndaj me një plan të mirë menduar dhe mirë studiuar, edhe pse siguria ishte shume e madhe në qytet ato ditë që qëndronte diktatori, ata vendosën të arratiseshin.

16 pjestarë të familjes Fezollari shënuan një nga arratisjet më të bujshme në komunizëm. Ata u nisën me atë që e cilësuan varka e lirisë.

Varka ishte punuar me një skelet të thjeshtë druri, ndërsa trupi i saj u vish me një mushama të trashë që dikur kish shërbyer si mbulesë kamioni.

Top Channel