Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në fshatin Hajmel, njësi e bashkisë së Vaut të Dejës, në veri të vendit.

Automjeti ka përplasur një këmbësor në vendin e quajtur Paçram, dhe për shkak të plagëve të rëndë, ai ka ndërruar jetë.

Mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Rr. B. 26 vjeç banues në Ishull  Lezhë, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Z. U. 63 vjeç banues në fshatin Paçram, Vau i Dejës.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  Makina del nga rruga, 4 anëtarë një familjeje dërgohen në spital

FOTO GALERI
1/3

Top Channel