Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin.

Gazetarja e Top Channel ka zbuluar se ky aksident ka shënuar 4 viktima dhe 1 të plagosur.

Viktimat e këtij aksidenti janë: Jonida Kotorri, 30 vjeç, nga Tirana. Fatime Hoxha, 68 vjeç, nga Cërriku. Lume Hoxha, 55 vjeç, Cërrik. Fatushe Agolli, 60 vjeç, Gramsh.

Mësohet se forcave zjarrëfikëse u është dashur të presin mjetet për të nxjerrë trupat.

Sipas policisë njëri prej automjeteve ka rrëshkitur për shkak të një vese shiu dhe ka zënë rrugën duke përfshirë edhe të tjerët në aksident.

Top Channel