Në çadrat e vendosura në zonën afër stadiumit “Selman Stërmasi” kaluan natën 65 qytetarë.

Aktualisht çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile të prefekturës dhe bashkisë, po çmontohen dhe qytetarët që kanë nevojë për ndihmë do t’i drejtohen qendrave sociale.

Ky pallat i ndarë më dysh në Komunën e Parisit u kthye në treguesin e fuqisë shkatërrimtare që patën tërmetet që goditën vendin tonë. Arbora, bashkë më vjehrrën e vet i gjejmë duke qëndruar ne lulishte. Natën e kaluan tek njerëzit e tyre, në anën tjetër të qytetit.

“Unë rrëmbeva vajzën disamuajshe, ndërsa burri vajzën tjetër. Banojmë në katin e shtatë, thotë një zonjë që vazhdon të qëndrojë në lulishte. Na kapi paniku, fqinjët na ndihmuan shumë”, tregon një grua.

“Atë që hoqëm ne, do t’ia tregojmë varrit”, thotë një plakë.

“Na dukej sikur ishte film”, thotë një zonjë invalide.

“Shtëpia ime është plasaritur, por shyqyr që nuk pata dëme në njerëz”, thotë një zotëri.

“Ra televizori dhe nuk punon tani”, thotë një vajze e vogël.

“Unë u vrava, pasi kur po vrapoja shkallëve”, tregon një djalë i vogël.

Pranë njësive bashkiake janë ngritur komisione të cilat po verifikojnë nga afër dëmet. Qytetarët duhet të bashkëpunojnë me Njësitë Administrative në këtë fazë të situatës.

Top Channel