Drejtori i spitalit të Traumës për Top Channel: Njerëzit janë aksidentuar nga paniku, të ruhet gjakftohtësia

22/09/2019 13:01

Lëkundjet e tërmetit vijuan gjatë gjithë natës dhe gjatë ditës së sotme, pas atij të ditës së djeshme, që ishte edhe tërmeti më i fortë i 30 viteve të fundit.

Epiqendra ishte në det, por fuqia ishte 5.8 e shkallës rihter dhe lëkundjet janë ndjerë në 7.5 ballë. Dhjetëra persona të plagosur, shtëpi të shembura dhe pallate të çara.

Gazetari i Top Channel Andi Bora në një lidhje live në edicionin e orës 12:00 foli me drejtorin e spitalit të Traumës, Arben Zenelin.
Zeneli tha për Top Channel se janë paraqitur 76 persona në urgjencë prej të cilëve 7 janë të shtruar.

“Fluksi më i madh ka qenë pas ngjarjes, u paraqitën 52 raste. Njerëzit ishin në gjendje paniku. Rastet kanë ardhur deri në në 3 orë e gjysëm pas tërmetit. Situata tashmë është nën kontroll. Rastet qe kanë qenë u paraqitën pasi ishin lënduar në tentativë ikje nga paniku, janë rrëzuar, ka pasur dhe dy raste me thyerje të shtyllës kurrizore”, tha Zeneli për top Chanel.

Zeneli tha se për çdo rast duhet ruajtur gjakftohtësia.

Top Channel