Përmes një postimi në Facebook, ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës për zonat e prekura nga tërmetet.

“Qeveria nuk mund të funksionojë si një organizatë. Ka ligje, struktura dhe protokolle sesi menaxhohen situata të tilla. Arsyeja e mosshpalljes së emergjences për zonat e prekura nga tërmetet ka të bëjë me dëmshpërblimet.”, u shpreh ai.

Më tej vijoi:

“Nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 përqind të çdo dëmi që prek popullatën. Ndaj Edi Rama të mos bëjë show nëpër fusha futbolli dhe stadiume, por të shpalli gjendjen e emergjencës që qytetarët të kenë mundësi të dëmshpërblehen për këtë fatkeqësi natyrore.”

Top Channel