Mbrëmja e kaluar solli një koncert me muzikë tradicionale bretone nga grupi “Barba Loutig” në Amfiteatrin Antik te Durrësit.

Pjesë e edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy Botëve”, koncerti erdhi si bashkëpunim mes Ambasadës Franceze në Shqipëri dhe shoqatës franko-shqiptare “Argjiro”.

Tingujt dhe zërat harmonikë, shoqëruar me lëvizjet ritmike të katërshes së vajzave, tërhoqën dhe mjaft pushues të vjeshtës që e ndoqën koncertin në distancë.

Të apasionuara pas muzikës popullore, këngëtaret vendosin një dialog dhe me territoret përtej Bretanjës.

Zërat e tyre bëjnë të rrëzonojnë muzikën bretone me meloditë e sjella nga vendet ku udhëtojnë dhe këndojnë. Pjesëmarrja e grupit ”Shëndëllia” të Mallakastrës i dha dhe ngjyrat e mrekullueshme të polifonisë shqiptare koncertit që u zhvillua nën qiell të hapur, në arenën e gladiatorëve.

Top Channel