Gazetraja Elda Menga bëri një intervistë me sizmologun Llambro Duni për të mësuar më shumë rreth situatës së lëkundjeve që shkundën vendin tonë.

“Pas lëkundjes së madhe, ajo e orës 16 numri i postgotitjeve ka qenë i lartë. Nuk pritet goditje tjetër, por situata të tilla janë të paparashikueshme”- tha Llambro Duni.

“Thellësia e këtyre ngjarjeve është e lartë dhe kjo bën që tërmeti të ndihet në shkallë të lartë. Kemi raportime që Italia veriore, Maqedonia e Veriut, Greqia kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit.

Tërmeti është mesatar, por nga mungesa e lëkundjeve të tilla krijon idenë që është tërmet i fuqishëm”- u shpreh Duni.

Top Channel