Një shofer autobusi në Tiranë është dhunuar nga një 23 vjeçar për shkak se po ecte shumë ngadalë. 23 vjeçari me iniciale A.K., është konfliktuar me shoferin dhe e ka goditur me mjete të forta në fytyrë.

Por ky nuk ishte i vetmi krim që i riu po kryente në atë moment. Ai ndodhej me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, por nuk e kishte respektuar duke u larguar nga banesa.

Pasi ka thyer masën e sigurisë, 23 vjeçari dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Top Channel