Java e pestë e Superligës do të ndahet në dy ditë ku të shtunën zhvillohen 3 ndeshje dhe ditën e diel 2 ndeshje të tjera.

Këtë të shtunë vëmendja do të jetë e përqendruar te sfida mes Kukësit dhe Tiranës që do të luhet në orën 19:00. Kryeqytetasit janë në krye të klasifikimit me 10 pikë pa pësuar humbje dhe do të kërkojnë që të vijojnë me rezultatet pozitive edhe në përballjen me kuksianët që do të kërkojnë të harrojnë humbjen 2-1 ndaj Bylisit.

Më herët, në 16:00 do të luhet edhe sfida mes Skënderbeut dhe Teutës. Korçarët po kalojnë një moment të vështirë të kampionat ku kanë regjistruar dy humbje radhazi dhe kanë pësuar 6 gola në këto dy ndeshje të fundit.

Ndeshja tjetër e së shtunës është ajo mes kampionëve të Partizanit dhe Bylisit. Italiani Lerda ende nuk po i jap atë që kërkojnë drejtuesit skuadrës së të kuqëve ndërsa Bylisi ka surprizuar deri më tani Pasi gjendet në vendin e katërt me pikë të barabarta me Kukësin.

Java e pestë e kategorisë superiore do të mbyllet me sfidat Flamurtari-Laçi dhe Vllaznia-Luftëtari, ndeshje të cilat do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel