Në këtë vend sot të boshtë fshihet një qytet i lashtë. Nuk po flasim për një dyshim, sepse nuk është i tillë.

Arkeologët e kanë faktuar ekzistencën e tij, madje duke nxjerrë në dritën e diellit një tempull, lagje , porta të qytetit e deri një teatër me katër mijë spektatorë.

Por ku janë sot rrënojat e zbuluara?

Si u zhdukën?

Çfarë ndodhi me to?

A ka diçka tjetër që fshihet?

Këto mure të copëzuara përfaqësojnë gjymtyrët e një prej qyteteve më të rëndësishme të Ilirisë. Për të janë bërë beteja të forta, tradhëti të mëdha e deri marrëveshje ku është përfshirë vetë Hanibali i famshëm i Kartagjenës. Por jo vetëm kaq sepse qyteti i dy maleve siç njihet ndryshe, ruan edhe enigma e të vërteta të tjera të mrekullueshme.

Sonte në mbrëmje në 20:10 në “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema, do të të tregohen zbulimet e rralla të një qyteti Ilir dhe fati tragjik që ndjek të sotmen e tij.

Top Channel