Mediat janë dyndur në një rezervat në Kenia, ku pak ditë më parë u fotografua një zebër e rrallë.

Në vend të vijave, ajo ka pika për shkak të një mutacioni gjenetik. Fotografi Frank Liu, po kërkonte rinocerontë, kur dalloi zebrën e veçantë që nuk ishte më shumë se një javëshe.

Vijat e zebrës janë unike, ashtu si shenjat e gishtave për njeriun. Por, zebra e re, me pika, është me të vërtetë e rrallë pavarësisht se ka patur edhe më herët raporte për zebra të tilla jo normale, në Botsvana.

Bëhet fjalë sipas ekspertëve për një gjendje të quajtur pseudomelanizëm, një mutacion i rrallë gjenetik në të cilin kafshët shpalosin një lloj jo normaliteti.

Zebrat, përjetojnë edhe të tjera variacione të pazakonta ngjyre si për shembull albinizmi i pjesshëm, që konsiderohet shumë i rrallë. Një zebër e tillë është fotografuar më herët këtë vit në një park kombëtar në Tanzani.

 

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel