Duke e konsideruar reformën në drejtësi një “Ramaformë”, Flamur Noka, gjatë emisionit “Top Talk” në Top Channel, iu rikthye edhe historisë së ish-ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, me vilën me vlerë 1.6 milionë euro.

Këtë vilë, Noka e lidhi me kryeministrin Edi Rama dhe aftësinë, sipas tij, për të korruptuar njerëzit.

“Fatkeqësisht Edi Rama, por edhe me mbështetjen e ndonjë ambasadori… Ju i mbani mend përbetimet e Vlahutin dhe më mbrapa i doli vila 1.6 milionë euro, sepse Edi Rama është mjeshtër për të korruptuar. Është korruptuesi më i madh që ka njohur historia e këtij vendi. Pati kontribut pra edhe të ndonjë ndërkombëtari që reforma në drejtësi të kthehej në “Ramaformë”, tha Noka.

I pyetur konkretisht nëse mendon se kryeministri ka financuar vilën e Vlahutin, Noka tha: “Unë mendoj dhe besoj se ka qenë publike mbështetja që i ka dhënë ajo zonjë, edhe ndonjë ambasador tjetër, Edi Ramës.”

  Flamur Noka plas “bombën” në Top Talk: Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë

Top Channel