Në një postim në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama bëri me dijeni atë që e cilësoi si projekti inovativ i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, i cili konsiston në realizimin e një parku edukativ për lëvizjen në rrugë, ku synohet argëtimi i fëmijëve duke mësuar shenjat e rregullat e qarkullimit.

“#DPTRRSH institucioni ku ndryshimi i përditshëm lehtëson hap pas hapi, marrëdhëniet deri dje rraskapitëse të drejtuesve të automjeteve me shtetin, ul kostot e rrit transparencën për qytetarët, si edhe projekton të ardhmen me ide të reja e projekte innovative”, shkruan Rama ndër të tjera.

Bashkëngjitur fjalëve të tij, kryeministri shpërndau edhe një galeri me foto, për të krijuar një ide se si do të duket parku më i ri në Tiranë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel