Foto ilustruese

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilën ata udhëtonin është përplasur me një automjet të parkuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:3o në rrugën “Stavri Themeli”, kur motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel