Foto/ Një sfilatë homazh për Picasso, Moschino sjell veshjet me pikturat e famshme

20/09/2019 10:11

Jeremy Scott, stilisti i Moschino, ka shpalosur gjenialitetin e tij në pasarelat e javës së modës në Milano. Show i jashtëzakonshëm i drejtorit krijues të markës, nuk zhgënjen asnjëherë, nuk të mërzit e madje sipas kritikëve, të bën shpesh edhe të mrekullohesh. Këtë radhë, vizioni i Scott, shpaloset si një vepër autentike arti.

Gjithçka dukej sikur mbante vulën e të madhit Pikaso, por veshjet e demonstruara nga Irina Shayk, Kaia Gerber, Bella dhe Gigi Hadid, janë krijimet plot jetë të një amerikani si Jeremy Scot, që për koleksionin pranverë-verë 2020, I ka bërë homazh pikërisht artistit spanjoll

Scott, duket sikur është frymëzuar nga femrat e shumta të të madhit Pikaso; bashkëshorte, të dashura dhe muza. Dhe në pasarelën e Milanos, duket sikur janë ato që kanë dalë nga telajot për tu mishëruar në trupat e topmodeleve. Ndërkohë që veshjet e prezantuara, ngjasonin me kryevepra të vërteta kubiste.

Java e modës në Milano, pason atë në londër dhe përgjatë ditës, të tjerë emra të mëdhenj, përfshirë këtu edhe Versacen, do të mbushin pasarelat.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel