Një defekt në Bovillë la pa ujë mijëra banorë të Tiranës. Në ujëmbledhësin më të madh që bashkë me Selitën furnizon kryeqytetin me ujë po bëhen punime.

Gazetari i Top Channel Andi Bora në një lidhje direkte për edicionin informativ të orës 12:00 pyeti zv drejtoreshën e Përgjithshme të UKT, Evis Gjebrean për këtë problem.

Gjebrea tha se punimet kanë përfunduar, defektet janë riparuar, por kërkon kohë që ky ujë të trajtohet dhe të kalojë në rrjetin e shpërndarjes.

“Furnizimin do ta fillojmë në orët e para të mbrëmjes por derisa ky ujë të kalojë në rrjetin tonë të shpërndarjes kërkon kohën e vet”, tha Gjebrea.

Ndër të tjera Gjebrea tha se në zonë do ketë investime të reja që do i eleminojnë këto probleme.

  Defekt në Bovillë, kufizime të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

Top Channel