Foto ilustruese

Tre shqiptarë nga Kukësi përfunduan në pranga nga forcat policore të mbrotjes së kufirit në SH.B.A, teksa tentuan të merrnin një fluturim nga aeroporti Luis Munoz Marin drejt New York- ut me pasaporta të rreme.

Udhëtarëve, që pretendonin se ishin shtetas të Hungarisë dhe Italisë u janë zbuluar identitetet përkatëse. Kështu, bëhet fjalë për Xhevdet Peposhi, 27; Fali Peposhi, 35 vjeç; dhe Zequir Halilaj, 36 vjeç; të gjithë shtetas shqiptarë.

Arrestimi u krye të hënën e ndërsa një ditë më vonë, treshja u paraqit para trupit gjykues. Mbi ta rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve dhe dënimi shkon deri në 10 vite, pagim gjobe ose të dyja bashkë.

Top Channel