Ato që shihni në video janë pasojat e një zjarri i cili pasditen e së enjtes shkrumboi pemët pranë një zone në qytetin studenti.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëses të cilat bënë të mundur të vinin flakët nën kontroll.

Pavarësisht ndërhyrjeve të zjarrëfikësve, për njërën prej shtëpive pranë zonës, qe e pamundur që të fikej zjarri. Çatia e saj u përfshi nga flakët të favorizuara edhe nga era, duke e lënë atë të shkrumbuar.

Zjarri i cili dyshohet se nisi pranë një fushe futbolli, në vetëm pak minuta shkrumboi barin dhe pemët, duke rrëzikuar të digjte edhe godinat e konvikteve të studentëve, të cilat u restauruan së fundmi. Por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, si edhe ndihma e shiut, e shmangu një ngjarje të tillë.

Policia evakuoi banorët e zonës për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme, e cila u mbyll vetwm me dwme material. Ndërkaq, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel