Pas deklaratës së Damian Gjiknurit, ku tha se ishte gati të largohej nga Komisioni i Reformës, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha se Gjiknuri duhej vënë para drejtësisë.

“Besoj unë Damian Gjiknuri dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat nuk duhet të jenë mes zgjedhjes për të dhënë dorëheqje ose jo nga komisioni por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojnë në burg për kryerje të krimeve zgjedhore”, u shpreh Bardhi.

Më tej shtoi:

“Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard evropian , është një nga kushtet e be për hapjen e negociatave. Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të komisionit që janë pjesë të dosjeve 184 apo 339 nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore  por do duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer”, përfundoi ai.

  Pas deklaratës së Bashës/ Gjiknuri: Gati të largohem nga Komisioni i Reformës

Top Channel