Debate të shumta solli në Open në Top Channel vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin.

Ish-ministri i Brendshëm bëri një lidhje direkte me Open me anë të telefonit.Analisti Andi Bushati replikoi me Tahirin duke bërë që ky i fundit të mbyllte telefonin.

Bushati i tha Tahirit që nuk është në komoditetin që të bëntë ironi sepse nuk është se kishte vetëm lidhje gjaku me Habilajt, por kishte dhe një lidhje miqësie mes jush, gjë që konfirmohet nga udhëtimet e përbashkëta dhe drekat, darkat që konsumonin bashkë.

Nuk mund ta vazhdoj debatin sepse ju jeni në studio dhe unë unë jam në telefon- tha Tahiri që më pas mbylli telefonin

Top Channel