Përbri aksit nacional Elbasan-Librazhd gjendet shkolla 9- vjeçare e fshatit Mengël.

Për të shkuar në shkollë, fëmijët duhet të rrezikojnë çdo ditë duke kaluar mes automjeteve. Sinjalistika këtu është inekzistente dhe as bëhet fjalë për mbi kalime apo nënkalime. Si zgjidhje të përkohshme policia ka vendosur postblloqet për të menaxhuar trafikun.

E njëjta situatë është dhe në aksin Elbasan-Peqin. Shkolla 9-vjeçare e fshatit Papërr është pozicionuar buzë rrugës ndërsa aksidentet nuk kanë munguar.

Top Channel