Rolling Stones rikthehen me albumin live “Bridges to Buenos Aires” dhe koncertin madhështor në stadiumin “River Plate” në Buenos Ajres, vetëm se në formën e një filmi që përfshin pamje të rralla filmike e të përpunuara të spektaklit të grupit veteran britanik në kryeqytetin argjentinas në vitin 1998.

Përgjatë dy orësh, ikonat e rock ’n’ roll-it bombarduan asokohe publikun me hite si Flip The Switch, Saint Of Me, Gimme Shelter, Sister Morphine e të tjera. në filmime, do të shihet sic thuhet, edhe legjenda e muzikës, Bob Dylan, që ngjitet në skenë me këngën e tij të famshme “Like a Rolling Stone”.

Videoja origjinale e performancës është përmirësuar ndërsa audioja e këngëve, është rimaterializuar e gjitha. Bridges To Buenos Aires do të jetë e disponueshme në shumë formate: DVD e CDs, Blu-ray, video e audio digjitale; ndërsa kanë nisur edhe porositë e para.

“Bridges to Buenos Aires” pason filmin dokumentar “Bridges to Bremen” që u transmetua në muajin qershor dhe tregonte mes të tjerash momente të pashfaqura më parë nga koncerti I grupit të famshëm në qytetin gjerman shtatorin e vitit 1998.

Top Channel