Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë mundur të sigurojnë një renditje të profesioneve në Kosovë; nga ato që paguhen më pak te më fitimprurëset.

Kështu, vihet re se bujqësia nuk siguron të ardhura të larta, nisur nga fakti se paga mesatare në këtë sektor është vetëm 237 euro neto. Po kështu edhe shërbimi ushqimor, ku punëtorët paguhen 225 euro në muaj.

Përsa i përket punëtorëve që paguhen më së miri janë ata të cilët merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar , duke marrë 743 euro pagë neto. I niveleve të ngjashme qëndron  edhe sektori i informimit dhe komunikimit, me pagë mesatare 635 euro.

Më pas vjen sektori i xehetarisë dhe gurëthyes me pagë mesatare 569 euro, administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm me 555 euro, arsimi me 523 euro dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 508 euro.

 

Top Channel