Gjiknuri flet për dorëheqje/ Balla: Debat pa kuptim, Damiani një nga ekspertët më të mirë të reformave

19/09/2019 12:26

Jashtë sallës së Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për mediat në lidhje me reformën zgjedhore, por edhe për refuzimin që PD i bëri ftesës së kryeministrit Edi Rama.

“Ajo që ka bërë dje kryeministri Rama është një shprehje e gatishmërisë sonë, në komisionin e reformës zgjedhore të ketë zëri apo kërkesat që burojnë nga PD dhe aleatët e saj. Të gjitha palët duhet të kuptojnë se ne jemi kundërshtar, por kur bie fjala tek reforma secili duhet të japë mendimet e veta që zgjedhjet e qershorit 2021 të zhvillohen me ndryshimet e rreja në Kodin Zgjedhor.

Psh vota e qytetarëve që jetojnë jashtë territorit të votojnë me postë apo me njësitë tona diplomatike është shumë e shkurtër. Çdo ditë e humbur këtë këndvështrim për këtë ftesë të sinqertë është humbje kohe. Në kuadër të një reforme zgjedhore të plotë lidhet edhe me adresimet e OSBE/ODIHR. Padyshim që komision do të punojë me intensitet edhe për raportin dhe sugjerimet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Temë tjetër janë edhe Financimet e partive politike duhet adresuar”, tha ai.

Ndërkohë për deklaratën e Gjiknurit, më herët, i cili foli për një dorëheqje të mundshme, ai tha: “Së pari nuk jam dakord me qasjen e PD që vendos kushtet për përfaqësuesit e palës tjetër. Ai është një nga ekspertët më të mirë të reformave shumëvjeçare në Shqipëri. Është eksperiencë e dobishme për përkthimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Është debat pa kuptim, asnjë palë nuk ndërhyn tek pala tjetër. Kundërshtari zgjidhjet nga pala e vet.”

  Pas deklaratës së Bashës/ Gjiknuri: Gati të largohem nga Komisioni i Reformës

Top Channel