Paris Saint Germaini i jep një leksion të mirë futbolli Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve. Skuadra transalpine edhe pse pa yjet e saj si Neymar e Cavani arriti t’u imponohet me forcë skuadrës madrilene teksa e mposhti me rezultatin 3-0.

Që Paris Saint Germain ishte shumë superior ndaj 13 herë kampionëve të evropës, e tregon edhe fakti që Reali i Madridit nuk bëri asnjë gjuajtje një portën e francezëve gjatë gjithë 90 minutave që mbrohej nga një njohje e vjetër e tij, Keylor Navas, ndërkohë që ndëshkuesi u bë një tjetër ish, Angel Di Maria.

Argjentinasi ishte autori i dy golave në këtë fitore të Paris Saint Germainin, ndërkohë që Meunier fiksoi rezultatin 3-0 për kampionët e Francës. Atletico Madrid dhe Juventus u bënë protagonistë të një ndeshjeje drithëruese në Wanda Metropolitano e mbyllur në barazimin 2-2.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë dhe gjërat u dukën se po shkonin mjaft mirë për Zonjën e Vjetër që mori avantazhin e dyfishtë 2-0 pas golave të Cuadrados dhe Matuidi.

Por Atkletico nuk kishte thënë ende fjalën e tij me skuadrën spanjolle që shkurtoi diferencën me Savic, ndërkohë që në minutën e fundit Herrera vulosi rezultatin e barabartë 2-2. Fitore të lehta shënuan Bayerni i Mynihut që mundi Crvena Zvezdën 3-0 dhe Manchester City që mposhti Shakhtar në fushën e këtij të fundit 3-0. Ngeci edhe Tottenhami që barazoi 2-2 me Olympiakosin.

Klara Asqeriu

Top Channel