Një zjarr ka rënë në afërsi të fshatit “Tragjas”, në Vlorë. Si pasojë e këtyre flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me kullota dhe shkurre në këtë zonë.

Për shkak të erës ka ekzistuar rreziku për përhapjen e flakëve drejt banesave aty pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre automjete zjarrfikëse nga Vlora dhe Orikumi dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

Nuk janë mësuar ende shkaqet e këtij zjarri që ka ndodhur në fshatin “Tragjas”, por policia po punon mbi zbardhjen e ngjarjes.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel