Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të shtohen gjatë pasdites të cilat në veri do të sjellin rebeshe shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat minimale do variojnë: në zonat malore nga 13ºC deri në 29ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 32 ºC dhe në zonat bregdetare nga 23ºC në 34ºC.

Era do të fryej në drejtim perëndimor-veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 2-3 ballë.

Nga dita e nesërme dhe në 2 ditët në vijim pritet një rënie temperaturash, por moti do të qëndrojë i kthejllët.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme ku do sipas zonave variojnë: në zonat malore nga 11ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 16ºC në 28ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:

FOTO GALERI
1/5

Top Channel