Nga qyteti i Fierit qytetarët raportojnë për pirgje me mbetje jashtë kontejnerëve të plehrave. Sipas një qytetari që ka dërguar në “Ti raporton” (+355 69 313 1311) në Top Channel pamje të plehrave në rrugë, kjo gjendje është e përditshme.

Pamjet sipas denoncuesit janë filmuar në qendër të Fierit te rruga e stacionit të trenit dhe lulishtja e re te Xhamia.

“Jemi të pakënaqur me pastrimin. Janë ndërtuar gjëra të bukura, por nuk mirembahen as nga bashkia, as nga qytetarët”, shkruan qytetari.

Top Channel