Modele të veshura me fustane të bëra me hithra nga kopshti i rezidencës verore të princit Charles, në Anglinë jugperëndimore, dolën në pasarelë në një nga ofertat më të pazakonta të këtij viti në mbyllje të javës londineze të modës.

Linja intriguese ekologjikë, ishte fryt i një bashkëpunimi të papritur mes trashëgimtarit të fronit britanik, i apasionuar pas ekologjisë, dhe pionierëve të modës ekologjike Vin + Omi. Dyshja e stilistëve u takua me princin e Uellsit vitin e shkuar dhe biseda shumë shpejt u kthye drejt hortikulturës.

E në këtë mënyrë, nisi edhe bashkëpunimi i rrallë mes dy stilistëve që e konsiderojnë veten shumë punk dhe rangjeve më të larta të familjes mbretërore britanike.

Frytet e këtij interesi të përbashkët u panë në pasarelë. Mes krijimeve një pallto elegante bezhë që dukej sikur ishte material leshi por që në fakt ishte bërë me disa mijëra bimë hithre që do ti shkonte jo pak bashkëshortes së princit Charles, Kamilës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel