I ftuar në emisionin “Top Talk”, anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe atij Hetimor, Adnor Shameti sqaroi diçka më shumë rreth ftesës për dialog nga ana e mazhorancës përkundrejt opozitës jashtëparlamentare dhe rënies dakord të qeverisë përsa i përket tryezës së OSBE-së.

“Ajo që është e rëndësishme dhe lajm i mirë është që ne kemi mirëpritur ftesën e OSBE-së për tryezën që do të zhvillohet javën që vjen me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore, pjesë e të cilit jam edhe unë dhe jam besimplotë për ditët në vijim, që derisa të mbahet kjo tryezë të ketë një reagim tjetër edhe nga përfaqësuesit e opozitës joparlamentare”, u shpreh Shameti.

Po kështu sqaroi se “në qëndrimin tonë politik, partia socialiste, grupi parlamentar, qeveria  kanë qenë të qartë që në krye të herës në lidhje me dialogun që duhet të zhvillojmë me të gjitha forcat politike, parlamentare dhe joparlamentare .”

“I gjithë dialogu apo diskutimi që do të bëhet në vijim mes palëve  do të jetë brenda kornizës kushtetuese dhe pa vendosur kushte nga palët”, deklaroi ai.

Top Channel