Punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar kundër presidentit Ilir Meta do të zgjaten me dy muaj. Në seancën e sotme të Komisionit u miratua kërkesa e kryetarit Ulsi Manja për t’i kërkuar Kuvendit zgjatjen e punimeve të komisionit.

Shtatë deputetë votuan pro dhe dy u shprehën kundër zgjatjes së punimeve.

Kërkesa do i dorëzohet Kuvendit, për të marrë vendim për shtyrjen ose jo të punimeve.

Presidenti Meta po hetohet mbi shkeljet e pretenduara për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

  Komisioni anti-Meta/ Alimadhi: Të mbyllet, nuk ka shkelje. Manja: Punimet të zgjaten me dy muaj

Top Channel