Gazetari Pirs Morgan i kërkoi të jepte intervistën më të mirë ndonjëherë dhe Ronaldo nuk i zhgënjeu parashikimet.

Futbollisti portugez fitoi fillimisht zemrat e mijëra tifozëve të tjerë veç fansave të përhershëm kur u prek në temën për babain e tij të ndarë nga jeta. Por spoileri i shpërndarë nga ITV, ishte pak në krahasim me rrëfimin integral në atë që po cilësohet si intervista e vitit.

“Jam i sigurt që jam në historinë e futbollit për atë që kam bërë e vazhdoj të bëj. Ndjehem numri 1 por nëse dikush mendon se numri 1 është nëj tjetër, nuk ka shumë rëndësi. Mesi është gjithashtu në histori, dhe besoj se do më duhen 6 apo 7 topa të artë për të qenë mbi të. Leo është futbollist fantastik dhe më ka shtyrë të bëhem më i mirë, ashtu si kam bërë unë”, ka thënë Christiano Ronaldo.

Në moshën 34 vjeare, Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde ndërsa për golin më të preferuar, nuk ka asnjë dyshim, është ai me roveshatë ndaj Juventus, kur luante me Realin.

“Kam shënuar 700 gola por ky është favoriti im. teknikisht është e vështirë ta bësh, dhe e kam provuar shumë vjet. Nuk kam parë asnjëherë një gol të tillë, mënyra si kërceva dhe në një nivel të tillë”, ka shtuar Ronaldo.

Top Channel