Barcelona u ndal në transfertë ndaj Dortmund në barazim pa gola. Katalanasit treguan se nuk ishin në formën e tyre më të mirë dhe se akoma janë larg për të qenë pretendentë për titull.

Rastet e krijuara nga katalanasit ishin të pakta përballë një Dortmundi i cili arrinte të sulmonte me thjeshtësi.

Gjermanët kishin raste të shumta shënimi por fati dhe pritjet e shumta të bëra nga Ter Stegen bënë që rezultati të mbetej 0-0.

Portieri i Barcelonës u shpall lojtari i ndeshjes me notën 8.2, pasi priti edhe penalltinë e Reus.

Dështimi i ndeshjes ishte blerja e bujshme Griezmann i cili mori notën 5.8.

Më poshtë do të gjeni edhe notat e të gjithë lojtarëve:

Top Channel