Seriali i shumëpritur i “Zoti i Unazave“ nis xhirimet në vendin e natyrës së mrekullueshme, Zelandën e re.

Të gjitha gjasat janë që ky të kthehet në serialin më të shtrenjtë të xhiruar ndonjëherë, me një kosto prej të paktën 1 miliardë dollarësh. Të drejtat e tij I bleu dy vjet më parë Amazon Studios, e cila kërkon të përfitojnë sa më shume nga suksesi I trilogjisë së famshme. Përfaqësues të saj garantuan përmes një deklarate se edhe përshtatja e filmit do të jetë po aq elektrizuese, me historitë e saj të reja.

Përgatitjet kanë filluar, ndërsa xhirimet në Auckland pritet të nisin gjatë muajve në vijim.

“Ishin duke kërkuar një vend i cili të sillte në jetë bukurinë e Tokës si në kohërat e Mesjetës; e dinim që duhet të gjenim një mjedis madhështor me pyje, male e brigje të pacënuara”, thuhet në deklaratë.

Projekti është mirëpritur në Zelandën e re, ku ministri i zhvillimit ekonomik, Phil Twyford u shpreh se ai do të sillte përfitime të mëdha, përfshire hapjen e vendeve të reja të punës dhe investime të rëndësishme.

E xhiruar ne fillimin e viteve 2000 me regji të Peter Jackson, trilogjia “Zoti i Unazave” arriti të grumbullonte më shume se 3 miliardë dollarë arkëtime dhe pati sukses edhe në Academy Awards.

Top Channel