Mario Botta është një arkitekt zviceran me origjine italiane i cili renditet si një ndër arkitektët më të njohur, e më me influencë në botë.

Botta projektoi ndërtesën e tij të para në moshën 16 vjeçare. Modelet e tij priren të përfshijnë një sens të fortë të gjeometrisë, shpesh duke u bazuar në forma shumë të thjeshta, por duke krijuar vëllime unike të hapësirës.

Ndërtesat e tij shpesh janë prej tullave, megjithatë përdorimi i materialeve është i gjerë, i larmishëm dhe shpesh unik. Stili i tij mund të shihet gjerësisht në Zvicër si dhe në Itali, por edhe ne Amerike dhe Angli.

Punimet nga Botta janë edhe në disa kisha te reja si dhe rikonstruksione të disa kishave shekullore.

Në karrierën e tij është vlerësuar me rreth 70 çmime ndërkombëtare, si dhe ka marre vlerësim me çmimin Honoris Causa. Botta për herë të parë vizitoi Tiranën në muajin shtator. Në një intervistë të dhënë ekslusive ai ka treguar përshtypjet e para gjatë vizitës në Tiranë si dhe ka folur mbi karrierën e tij dhe pasionin për arkitekturën.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel