Nuk është aspak një mister fakti që Kylian Mbappe është objekt dëshirash i Realit të Madridit që në të vërtetë është vënë në ndjekje të tij prej kohësh dhe verën e ardhshme mund ta bëjë ëndrrën realitet edhe pse bisedimet me drejtuesit e Paris Saint Germainit nuk do të jenë aspak të lehta.

Sipas programit ‘El Chiringuito’ në fakt Reali i Madridit ka arritur në një akord me futbollistin për transferimin e tij te Los Blancos ku ai do të përfitojë një pagë prej 35 milionë Eurosh në sezon shifër së cilës i shtohen edhe 5 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve në varësi të titujve që do të fitohen.

Por jo vetëm kaq, gjithnjë sipas asaj që është zbuluar te ky program televiziv, presidenti i Realit të Madridit ka përgatitur edhe një ofertë prej 225 milionë Eurosh për kartonin e Mbappe dhe 50 milionë Euro të tjerë si bonuse për të bindur Paris Saint Germainin të lejojë sulmuesin të kalojë në kryeqytetin francez.

Nëse gjithçka do të rezultojë e vërtetë dhe nëse transferimi i Mbappe do të bëhet realitet, atëherë talenti francez do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror dhe do të lërë pas Neymar për të cilin Paris San Zhermeni i pagoi Barcelonës, 222 milionë Euro.

Top Channel