Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, sot do të bëjë një vizitë në Shqipëri ku do të takojë kryeministrin Edi Rama.

Lajmin për vizitën e Tusk në Tiranë e dha para një jave Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca.

Tusk do ta nisë turin e tij në Ballkan me takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski pastaj kryeministrin Zoran Zaev.

Në orën 15:00 Donald Tusk do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Më poshtë gjeni edhe axhendën e Donald Tusk:

Top Channel