Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 81 klandestinë që transportoheshin nga një kamion. Kamioni është kërkuar të ndalet nga punonjësit e policisë në orën 23:00 të së hënës në autostradën Kumanovë-Tabanoc.

Por drejtuesi i kamionit “DAF” me targa të Shkupit refuzoi të ndalojë makinën.

Duke manovruar në kthesa, kamioni në rrugën “Zhelezniçka” para fshatit Çerkez, ka dalur nga rruga.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 81 persona – emigrantë nga Afganistani, India, Bangladeshi dhe Pakistani. Emigrantët përkohësisht janë akomoduar në Qendrës tranzitore Tabanocë. Policia punon në zbardhjen e rastit, bën të ditur ministria e Brendëshme e Maqedonisë së Veriut.

Top Channel