Shqipëria është një vend me pamjaftueshmëri jodike dhe sasia e jodit duhet plotësuar nëpërmjet ushqimeve, kryesisht kripës. Por si shumë produkte në tregun ushqimore edhe kripa shpesh nuk ka cilësinë dhe standardet e duhura.

Ndërkohë që mungesa e jodit shkakton problemë deri te shëndetit mendor pa llogaritur ndikimin në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve apo lindjen e fëmijëve me probleme për shkak se nëna gjatë shtatzanisë nuk ka pasur brenda kufijve nivelin e jodit në ushqimet që ka konsumuar.

Studimi më i fundit është i ai i vitit 2012 i cili tregoi se shumë fëmijë të zonave rurale kishin nivelin jodit 84 ul më e ulët se sa norma e lejuar. Dhe kjo është një alarm për autoritet shëndetësore e të cilat më në fund kanë vendosur të kontrollojnë nivelin e jodit tek kripa që shkon në tryezat e shqiptarëve.

Janë propozuar para komisionit të shëndetësisë disa ndryshime në ligj. Kontrollet do bëhen që në momentin që kripa mbërrin në doganë nga importi duke matur nivelin e jodit. Në rast se ai është më i ulët nuk do lejohet zhdoganimi. Ndërkohë kur kripa qëndron gjatë në treg dhe magazinim niveli i jodit bie. Studimet e hershme në zonat e thella në Shqipëri kanë zbuluar se sa e dëmshme është mungesa e jodit, breza të tërë fëmijësh kanë vuajtur pasojat e rënda.

Top Channel